Ish-kryeministri Sali Berisha kritikon veshjen e pasardhësit të tij në qeveri, Edi Ramën, për veshjen në Samitin e Triestes.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha shkruan se “marrëzia nuk ka brirë por ka atletet dhe çitjanet e Noriegës në tapet të kuq”.
“Me këtë perversitet ndaj qendrimit protokollar të botës së civilizuar, i ndërtuar jo në dekada por dhe shekuj, Edi Rama në radhë të parë tregon se nuk ka respektin minimal për personin e tij dhe se për të terhequr pak vëmendjen e kolegëve të tij bën hokatarin, barsoletaxhiun apo lolon”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
“Te dashur miq, i damkosur si autor i narko-shtetit te vetem ne Europe, Edivin Kristaq Rama ka filluar keto muajt e fundit te kryej akte bizare, deshmi flagrante e çregullimeve te personalitetit te tije,me te cilat ai beson se mund te terheq vemendjen dhe te zbehe ne nje fare menyre opinionet qe ejzistojne per te si Noriega i Europes. Keshtu, ai po i rikthehet ne forma te tjera ekzibicionizmit, sindrom nga i cili ai ka vuajtur shume ne mesin e viteve 90, kur, per te terhequr sado pak vemendjen, hypi lakuriq mbi nje gomar dhe shetiste me nje mikun e vet buze liqenit artificial te Tiranes, apo kur dilte cullak ne nje plazh publik se bashku me bashkeshorten e tij te radhes. Po ne kuadrin e ketij sindromi, apo me sakte te themi nje varianti te ekzibicionizmit, ai ka zgjedhur çitianet dhe se fundi atletet per tu paraqitur me to ne samitet nderkombetare, ne pjesen e tyre zyrtare dhe jo kazuale apo jo zyrtare. Me kete perversitet ndaj qendrimit protokollar te botes se civilizuar, i ndertuar jo ne dekada por dhe shekuj, Edi Rama ne radhe te pare tregon se nuk ka respektin minimal per personin e tij dhe se per te terhequt pak vemendjen e kolegeve te tij ben hokatarin, barsoletaxhiun apo lolon, dhe se fundi iu tregon atlete dhe çitjane dhe ben shkelesin e nje protokolli te ujdisur te vendeve te lira. Ai harron se çdonjeri prej tyre ka veshjet e tij popullore, ka atletet personale per sport, por ne respekt ndaj vetes dhe kolegeve te tij, protokollit te takimit nuk i lejojne vetes te shperfille asgje nga protokolli i caktuar. Nga ana tjeter, me keto xheste ekzibicioniste vulgare, Rama mendon se shperfille perfaqesuesit e vendeve te tjera, por ne te vertet, me briret e tij ai fyen dhe lendon nje komb te tere duke treguar se kush i perfaqeson shqiptaret dhe si arrine kanabizimi te transformoje sjelljen, karakterin, seriozitetin e perfaqesuesit me te larte te ekzektutivit shqiptar. Ai iken por koleget, stafet dhe mediat tallen me te, kurse faturen e brireve te marrezise se tij e paguajne shqiptaret! Sb”./a.k/noa.al/