Transmetuar më 13-07-2017, 17:20

Këngëtarja Bleona Qereti, ka një siguri të admirueshme në veten e saj. Hera herës ajo provokon me fotografi dhe dalje të guximshme, ku ekspozon hiret trupore.

Por ditën e sotme ajo ka publikuar një kolazh fotografish, ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër mjaft sensuale.

Bleona nuk ka kursyer ironitë lidhur me pamjen dhe moshën e saj, ku e ka krahasuar veten me një të moshuar.

“Unë në vitin 2004, e njëjta. Njëlloj si në fotografitë që publikova dje. Kështu do të dukem deri 72 vjeçe. Tani jam vetëm 71. Gjithmonë e re. Unë nuk kam shumë kilometra, amortizatorët yll”, shkruan Bleona, e cila ndihet e kënaqur me veten. /a.y/noa.al