Transmetuar më 13-07-2017, 12:34

Nëse jeni një person që nuk ngriheni në mëngjes, dhe ideja për të shkuar në punë para orës 10:00 ju shqetëson, atëherë kjo nuk ju motivon për një jetë sa më aktive.  

Por sipas një psikologeje amerikane të Universitetit të Harvardit, ajo që duhet të bëni sapo të zgjoheni për t’a nisur me këmbën e mbarë ditën tuaj është: Një shtrirje në shtratin tuaj si edhe pas saj duhet të hapni krahët edhe këmbët tuaja më një interval kohor prej 3 minutash paralel me shtratin dhe ta bëni trupin tuaj sa më të gjatë edhe elastik që të jetë e mundur.

Kjo është një nga mënyrat që Amy Cuddy mendon se shërben për ta filluar mirë ditën qysh në mëngjes.

Ndoshta kjo mund të tingëllojë si një mit urban ose diçka që mamaja juaj do t’ju thoshte të bënit, por në të vërtetë ka një teori të ngurtë prapa saj dhe thuhet se i’a vlen ta provoni. /d.m/noa.al