Transmetuar më 13-07-2017, 08:34

Kjo vërtetë që mund të quhet një mrekulli. Binjakët kanë lindur të shëndetshëm 4 muaj pas vdekjes klinike të nënës së tyre, Frankielen da Silva Zampoli Padilh. 

Mjekët arritën që të shpëtonin foshnjat me anë të prerjes çezariane por nëna e tyre vdiq pas operacionit. 

21-vjeçarja u mbajt e gjallë për 123 ditë, periudha më e gjatë ndonjëherë, pas një goditje në tru, ndërsa ishte nëntë javëshe shtatëzanë.

 Mjekët morën vendimin për ta mbajtur gjallë me anë të aparaturave për të shpëtuar dy fëmijët, Asafit dhe Anna Vitoria pasi zemra e tyre vazhdonte të rrihte në barkun e saj. 

Bashkëshorti i saj Muriel Padilha e përshkroi lindjen e fëmijëve të tij si një mrekulli, edhe pse humbja e Frankielen ishte shumë e dhimbshme  për të, raporton The Mirror. 

Por mjekët nuk shpëtuan vetëm binjakët. Pasi ventilatori u fik, zemra dhe veshkat gruas u dhuruan për të shpëtuar jetën e dy personave të tjerë.