Transmetuar më 12-07-2017, 16:58

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një listë me 100 emra zyrtarësh të shtetit, të cilët, janë etiketuar si të korruptuar dhe/ose me plot akuza të tjera, nga njerëz të cilët komentojnë tek faqja e Ramës në Facebook.

Kjo është hera e parë që një kryeministër në detyrë publikon emra zyrtarësh, të cilët akuzohen nga qytetarët në komentet e rrjeteve sociale si të zhytur në abuzime të ndryshme.

Duke përmbledhur një numër të konsiderueshëm komentesh në FB, z.Rama tha sot se “te të gjitha komentet e referuara në postim u numëruan 100 emra/poste konkrete zyrtarësh të përmendur si përgjegjës për ushtrimin e këtyre praktikave negative nga të cilat 70 i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë”.

Më poshtë vijon lista e plotë që publikoi kryeministri:

Qeverisja: 1. Mirvjena Shema ALUIZNI  2. Toni, Shef sektori ALUIZNI  3. Flamur Gjuzi ALUIZNI Durrës 4. Drejtori ALUIZNI Elbasan 5. Fatmir Ejupi Bashkia Durrës 6. Kasem Canaj Bashkia Vlorë 7. Fatmir Llanaj Bashkia Vlorë 8. Xhevit Dermyshi DAR Gramsh  9. Ramadan Bici DAR Gramsh  10. Shyqyri Pole DAR Gramsh  11. Drejtori DAR Korçë 12. Drejtoresha Metani DAR Tirana 13. Sokol Alia Dogana Durres 14. Ylber Karanxha Dogana Durres 15. Artan Sulejmani Dogana Durres 16. Lulezime Dogana Kakavijë 17. E.H Dogana Koliposta Kinostudio 18. Andi Xhafa Dogana Tirane 19. Nue Marash Drejtor Bujqesie Kurbin 20. Ilirjan Muho Drejtor ZRPP 21. Lionel Elezaj Drejtoria Bujqesise Berat 22. Fatjon Fana Drejtoria e Burgjeve 23. Gaz Tahiri Drejtoria Pergjithshme Detare 24. Lindita Tako Drejtoria Verifikimi i Titujve te Pronesise Tirane 25. Perin Vogli DSHP Lushnje 26. Drita Lala DSHP Mat 27. Avni Sulaj Gjimnazi Tepelene 28. Ani Dermishi Hipoteka Durres 29. Sonila Stojko Hipoteka Elbasan  30. Rezart Elmazi Hipoteka Vlore 31. Artur Cela Inspektoriati Ndertimor Durres 32. Neritan Gjodeshi ish drejtor UKT 33. Arsen Sinamataj Ish shef i Policise Rrugore 34. Ilir Bajlozi ish-drejtor ISSH Korce 35. Astrit Hado ISSH 36. Resul Llogo Kelcyre 37. Mimoza Lezha KEMP komisioni Lezhe 38. Artan Doda KEMP komisioni Lezhe 39. Alfred Mullaraj Keshilli qarkut Durres 40. Marilda Hysa Komisariati nr 6 Tirane 41. Jonajda Doci Konvikti i Vajzave Elbasan 42. Kryeprokurori Korce 43. Drejtoresha e Shkolles Pojan Korce 44. Brunilda Gjordeni Lushnje 45. Vojo Bregu Ministria e Bujqesise 46. Josif Dena Mjek Berat 47. Roel Zoga Mjek Fier 48. Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan 49. Mentor Petrela Neurokirurgjia 50. Drejtori Policia Bashkiake Tirane 51. Zv/Drejtori Policia Bashkiake Tirane 52. Mimoza Ibrahimi Policia e Shtetit 53. Drejtori siguracioneve Porti I Vlores 54. Flora Hoxha QSH njesia 7 55. Ardit Lame QSUT 56. Drejtori shkolles Shkolla "Halit Berzeshta” Perrenjas 57. Vjollca Jahaj Shkolla speciale "3 Dhjetori” Shkoder 58. Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj 59. Ediola Braha Spitali Tepelene 60. Erjon Neurolog Spitali Vlore 61. Bruna Mersini Spitali Vlore 62. Marsid Hoxha Tatimet Gjirokaster 63. Leke Prela UK Koplik 64. Drejtori Juridik UKT 65. Drejtori I shitjeve UKT 66. Edlira Caca Urgjenca Memaliaj 67. Drejtoresha e Shkolles “Muco Delo” Vlore 68. Ermioni Cekani ZA Kamez 69. Astrit Dervishi ZVRPP Lushnje 70. Jaho Brahimin Zyra e Sigurimeve Shoqerore Gjirokaster

Sistemi i Drejtësisë

1. Altin Avdiu Gjykates 2. Tereza Lani Gjykates 3. Migena Laska Gjykates 4. Majlinda Demollari Avokate 5. Ardian Dauti Avokate 6. Artur Sulçe Ekspert ne Gjykate  7. Agim Bendo Gjykata e Apelit Tirane  8. Shkelqim Miri Gjykata e Apelit Tirane  9. Fatos Qato Gjykata e Apelit Tirane  10. Arben Vrioni Gjykata Elbasan 11. Gentiana Muco Gjykates 12. Rilinda Selimi Gjykates 13. Gilda Hoxha Gjykatese Bulqize 14. Majlinda Andrea Gjyqtare  15. Esmerilda Habil Gjyqtare Vlore  16. Napolon Vasha Noter 17. Luljeta Cenaj Notere 18. Shkelqim Gjoka Policia Gjyqesore Bulqize 19. Dritan Marku Prokuror 20. Arjan Ndoi Prokuror 21. Sokol Malaj Prokuror 22. Hysni Vata Prokuror Bulqize 23. Hektor Hushi Prokuror Elbasan 24. Tomorr Kullolli Prokuror Elbasan 25. Arjan Mucaj Prokuror Gjirokaster 26. Julian Zonja Prokuror Tirane 27. Aleks Hajdari Punet e Brendshme 28. Jorsida Dervishi Zyra permbarimore STAR 29. Alketa Tanushi Zyra permbarimore STAR 30. Ardenis Cullhaj Zyra permbarimore STAR

Rama publikoi edhe përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

“Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: eksperienca juaj negative”, – njofton z.Rama

* * *

Në rreth 3 mijë komente, duke përjashtuar kthimet e përgjigjeve mes komentuesve, komentet e përsëritura apo postimet reklamuese, të vlefshme për kategorizim dhe analizë ishin rreth 2068 komente nga të cilat:

310 JO-ADMINISTRATË: Grup komentesh që nuk lidheshin as me administratën qendrore dhe as me atë vendore, por me sistemin e drejtësisë në masën 98% dhe pjesa tjetër me kushtet e punës në sektorin privat. Në akuzat e ngritura për sistemin e drejtësisë mbizotëronte masivisht problemi i tjetërsimit të pronës, zvarritjeve me vite i çështjeve apo dhe mos-ekzekutimi i vendimeve.

702 PERCEPTIME: Grup komentesh që shprehnin një opinion pa iu referuar një përvoje konkrete personale, apo edhe thjesht të dëgjuar. Në këto perceptime 166 janë pozitive për këtë nisme dhe e mbështesin edhe në ato raste kur shprehet skepticizëm nëse kjo hapësirë për denoncime në FB do e zgjidhë situatën. 235 komentues perceptonin që praktikat negative ekzistojnë në përgjithësi në të gjitha nivelet e administratës ndërsa 301 të tjerë e shprehnin perceptimin e tyre duke vënë gishtin tek disa institucione si më të ‘spikaturat’ ku më shpesh përmenden Hipotekat, ALUIZNI, Shëndetësia, Arsimi, OSHEE, Policia, dhe Punësimi pa meritë në administratën publike.

343 SUGJERIME: Grup komentesh që nuk shprehin asnjë eksperiencë personale negative por ofrojnë mendimin e tyre lidhur me prioritetet e qeverisjes ku mbizotëron mbështetja për një reformë rrënjësore të administratës ku bashkë me rekrutimin e njerëzve të rinj, të aftë e profesionistë duhen të vendosen paralelisht mekanizma të fortë kontrolli dhe masa të rrepta ndëshkuese. Vendin e dytë e mbajnë sugjerimet për të vijuar me reformën e drejtësisë si e vetmja zgjidhje për të luftuar korrupsionin e për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së praktikave të këqia në të gjitha nivelet e qeverisjes. Një numër modest komentuesish, rreth 20, sugjeronin ofrimin e një platforme anonime për të denoncuar me emra e fakte konkrete.

713 EKSPERIENCA: Grup komentesh që sillnin një rast konkret përballjeje negative me administratën qendrore e vendore, në nivel personal dhe në nivel njohjeje të një rasti të tillë nga një i afërm apo i njohuri i tyre. Nga këto:

*Bashkitë – 111 raste denoncojnë praktika të keqia në nivel vendor ku vendin e parë e zë shërbimi jashtëzakonisht i dobët në sportelet e gjendjes civile, i ndjekur nga lejet abuzive për ndërtime dhe zvarritja e dosjeve për një leje ndërtimi

*Hipotekat – 98 raste të referuara për korrupsion, padrejtësi, abuzim me pronat, lëshimin e vërtetimeve dhe zvarritjet në dyert e ZRPP-ve

*Shëndetësia -78 denoncime te korrupsionit te mjekeve, infermiereve, mungesës së medikamenteve dhe neglizhencës apo keqtrajtimit ne dyert e spitaleve apo qendrave shëndetësore

*Arsimi -58 raste te lidhura me nivelin e përgatitjes së mësuesve; pushime të padrejta nga puna; transferime abuzive dhe punësime pa meritë.

*ALUIZNI -54 raste që denoncojnë vonesa të qëllimshme të lejeve të legalizimeve; bashkëpunim të punonjësve të ALUIZNI-t me ata të ZRPP për tjetërsim pronash dhe trajtimi i aplikuesve në varësi të pagesës.

*Policia – 48 raste të gjobitjeve padrejtësisht, të komunikimit aspak etik me qytetarët dhe të mos-reagimit në kohë për t’iu ardhur në mbrojtje qytetarëve të gjendur në një rrezik të caktuar.

*KEMP – 44 raste denoncojnë abuzimet në miratimin e KEMP dhe peripecitë e mëdha që këta persona në vështirësi duhet të kalojnë për ta përfituar këtë mbështetje. Një numër i lartë komentuesish tërheqin vëmendjen për procedurat duke e quajtur të tepërt që një person me invaliditet të pakthyeshëm duhet të paraqitet periodikisht para komisionit për të vijuar me përfitimin e KEMP.

*OSHEE – 41 raste të lidhura me mbifaturim, faturim aforfe apo neglizhencë në përkujdesin ndaj klientit.

181 rastet e tjera ndahen mes AKU, Doganave, Drejtorive të bujqësisë, Tatimeve, Postës, Burgjeve, Drejtorive të Transporteve dhe grupimit të akuzave për padrejtësi në punësim apo pushim nga puna. /noa.al/