Transmetuar më 12-07-2017, 00:50

James Rodriguez i jep lamtumirën Realit të Madridit dhe transferohet te Bayern Munchen.

Njoftimi është bërë publik në faqën zyrtare të kampionëve të gjermanisë në Twitter. Kolumbiani është transferuar tek bavarezët në formën e huazimit për dy vite me drejtë blejre.

Vete tekniku i Bayernit, Carlo Ancelotti e ka kërkuar transferimin e fantazistit, me këtë të fundit ai ka bashkëpunuar edhe më herët kur italiani drejtonte stolin e Realit të Madridit.

Bisedimet mes palëve kishin nisur prej javësh, për të gjetur akordin në fshehtësi të plotë.

Madrilenët kërkon 75 milionë Euro, ndërkohë që Bayerni kishte propozuar formulën e huazimit, alternativë që u pranua nga ana e kampionëve të Spanjës.