Transmetuar më 11-07-2017, 20:14

Mbrojtësi brazilian Dani Alves sezonin e ardhshëm do të luajë në “Ligën 1” franceze.

Alves, i cili sezonin që lamë pas luajti për Juventus, raportohet se ka arritur në Paris për të kompletuar transferimin te PSG-ja, duke refuzuar Manchester Cityn dhe Chelsean.

Braziliani është futbollist i lirë pasi përfundoi kontratën me Juventusin në fund të sezonit.

Mediat sportive shkruajnë se futbollisti ka arritur në Paris për testet mjekësore dhe marrëveshja do të kompletohet për 48 orë.

Dani Alves më parë ka luajtur edhe tek Barcelona ku numëron disa trofe të rendësishëm./a.k/noa.al/