Transmetuar më 11-07-2017, 18:01

Mendonte se i biri kishte nevojë për syze, por në fakt ajo që zbuloi ishte një dramë e vërtetë, të voglit i mbeteshin vetëm pak muaj jetë.

Stephanie Downing një grua angleze nga Plympton, Devon, kishte vënë re se djali i saj 5 vjeç, shtrëngonte shpesh sytë, kështhu që vendosi që ta çojë për vizitë tek okulisti, duke menduar se kishte nevojë për syze.

Por vizitat të cilave i’u nënshtrua i vogli zbuluan krejt tjetër gjë, fëmijë ishte prekur nga kanceri në tru, shkruan noa.al.

Mjekët i komunikuan nënës më 29 qerashor, se vogëlushit i mbeteshin vetëm pak muaj jetë, duke qenë se kanceri ishte agravuar së tepërmi dhe nuk mund të operohej.

Vogëlushi është shtruar në spital ku po i’u nënshtrohet terapive, ndërkohë që familja ka nisur fushatë për mbledhjen e fondeve online për të përballuar shpenzimet e kurimit. /a.y/noa.al