Transmetuar më 11-07-2017, 15:57

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë ditëve të fundit janë bërë të padurueshme, aq sa njerëzit nuk dinë s’i ta luftojnë të nxehtin.

Në fotografi gjeni një zgjidhje të improvizuar nga dy të rinj në Tiranë, buzë lumit të Lanës.

Ata janë shtrirë në barin anës Lanës, poshtë një peme për t’u ndjerë sa më të freskët.

Bëhet fjalë për një djalë dhe një vajzë, të cilët pasi kanë hapur një mbulesë në tokë, kanë zgjedhur që t’i kalojnë në këtë mënyrë orët e pikut të vapës.

Duket se dy të rinjtë kanë rënë në gjumë, nën hijen e pemës dhe buzë lumit që kalon në mes të kryeqytetit.