Transmetuar më 11-07-2017, 13:23

Miqësia, krenaria dhe pasioni i çoi Rumunët drejt fitores, përpara yllit të futbollit Brazilian Neymar Jr dhe Gabriel Jesus në turneun më të madh botëror të futbollit 5 vs 5, Neymar Jr’s Five.

Neymar Jr mirëpriti të rinjtë nga e gjithë bota në qytetin e tij të lindjes Praia Grande në Brazil, në Finalen Botërore të kampionatit “Neymar Jr’s Five”.

Mbi 100,000 lojtarë nga 53 shtete u ndeshën për titullin kampion, por askush nuk mundi të ndalë Rumaninë, të cilët ngritën trofeun pasi mundën Anglinë në ndeshjen vendimtare.

Menjëherë pas fitores, ekipi nga Rumania është shpërblyer me një ndeshje miqësore me ekipin që Neymar Jr kishte krijuar me disa prej miqve të tij të ngushtë, Gabriel Jesus dhe ish futbollistin e kombëtares Franceze, Djibril Cissé.

Për të dytin vit rresht Shqipëria është përfaqësuar në këtë kampionat, këtë vit me ekipin “Vlora Team”, të cilët u shpallën kampionë më 17 Qershor në Finalen Kombëtare të këtij turneu që u zhvillua në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Të rinjtë nga Vlora kanë ngritur lart flamurin kombëtar në këtë turne futbolli, edhe pse nuk arritën të kualifikohen në grup, ku janë ndeshur me Nigerinë, Japoninë, Gjermaninë, Kuvajtin dhe Lituaninë.

Kampionati i futbollit“Neymar Jr’s Five”, nëpërmjet konceptit të tij unik, fton lojtarë nga e gjithë bota të ndeshen mes tyre në grupe dhe sa herë njëri ekip shënon gol, ekipi kundërshtar humbet një lojtar.

Ky kampionat është frymëzuar nga “futbolli i rrugës” që futbollisti i mirënjohur i Barcelonës Neymar Jr praktikonte në fëmijërinë e tij. /noa.al/