Transmetuar më 10-07-2017, 18:56

Kanceri është një prej sëmundjeve më të rënda dhe më të vështira për t’u kuruar, ku një pjesë e mirë e të prekurve, e kanë fundin fatal.

Një ekip studiuesish kanadez të Universitetit të Guelph ne Ontario, ka zbuluar se qepët e kuqe mund të jenë aleate të ngushta në luftën kundër kancerit, sidomos ndaj atij të gjirit dhe të zorrës së trashë.

Kjo pasi elementët që gjenden tek qepët, sidomos antioksidantët, janë në gjendje të vrasin qelizat e prekura nga kanceri, duke penguar zhvillimin e masës tumorale.

Studiuesit të drejtuar nga Suresh Neethirajan dhe Abdulmonem Murayyan, ishin në dijeni të vetive antioksidante dhe anti-tumorale të qepëve të kuqe, kështu që i studiuan për të parë nëse ishin efikase kundër kancerit.

Rezultoi se qepa e llojit “Ruby ring onion”, një qepë e kuqe shumë me vlerë, kishte veti të shumta antitumorale, në sajë të querectinës.

Studiuesit vunë në kontakt qepën e kuqe me qeliza tumorale të zorrës së trashë, duke zbuluar se si kjo e fundit i shtynte drejt ‘vetëvrasjes’, për shkak se ndalonte komunikimin dhe për rrjedhojë edhe zhvillimin e tyre, shkruan noa.al.

Studiuesit arritën në këtë përfundim pa përdorur agjentë kimikë, por vetëm në sajë të veprimit natyral. Studiuesit thonë se tashmë po punojnë për krijimin e medikamenteve, të cilat mund të përdoren në luftën kundër kancerit. /a.y/noa.al