Transmetuar më 10-07-2017, 08:13

Scott Parker e ka pranuar se është mashkulli i parë anglez që ka lindur një fëmijë, dhe ndihet krenar për këtë fakt.

Dizajneri grafik, i cili para 23 viteve kishte lindur si vajzë, këtë vit i dha jetë një vajze rreth 7 javë më parë, shkruan Dailymail.

Babai shpreson se po arrin të bëhet një prind i mirë dhe i kujdesshëm sa duhet me vajzën e tij.

Scott është kthyer në mashkull 2 vite më parë në një klinikë në Londër, në mënyrë që të kishte mundësi të lindte fëmijë.

Që nga lindja Scott ka vazhduar me jetën si mashkull, dhe është duke planifikuar që pas një vite të futet në operacion për të hequr gjoksin. Operacionet deri më tani i kanë kushtuar gjithsej 29 mijë dollar.