Transmetuar më 08-07-2017, 17:00

Keni gjetur stilin e duhur të syzeve por nuk dini si t’i përdorni? Lexoni më poshtë për të zbuluar arsyet se pse dëmtohen syzet tuaja.

I vendosni në kokë

Pavarësisht se shumë njerëz e bëjnë diçka të tillë, çdo shitës syzesh do t’iu thonë se ky është rregulli numër një që nuk duhet neglizhuar. Kjo për arsye se forma e kokës suaj mund t’i deformojë syzet edhe në rastet kur vrapojmë ose ulim kokën ato mund të bien duke u gërvishtur dhe thyer.

Nuk pastrohen

Disa njerëz kanë vështirësi në shikim duke u nisur edhe nga lloji i tyre i syrit. Pastrimi i syzeve është i rëndësishëm për një shikim sa më të qartë por edhe estetikë. Pavarësisht se mund të mos jenë prekur nga asnjë njeri prapë së prapë ato marrin pluhur nga ambienti dhe vështirësojnë shikimin.

I hidhni pa kujdes në çantën tuaj

Absolutisht që jeni të lejuar t’i vendosni syzet në çantën tuaj për aq kohë sa i fusni në një çantë të sigurtë ose në vetë kutinë e syzeve, shkruan magazina.al. Duket si një hap i panevojshëm, por brenda çantës mund të kemi çelësa ose objekte të tjera të mprehta të cilat dëmtojnë syzet. Nëse çanta juaj është shumë e vogël mund t’i mbështillni ato me copën pastruese të tyre dhe t’i vendosni në çantë.