Transmetuar më 07-07-2017, 19:09

Nëna jep jetën për fëmijët! Kjo shprehje është e trashëguar ndër vite… dhe dita ditës provohet si e vërtetë. Në plazhin e Ulqinit, në Malin e Zi, një psikologe shqiptare 36 vjeçe, humbi jetën teksa u fut në det, për të shpëtuar fëmijët e saj.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e djeshme, e enjte, në plazhin e Ulqinit.

Psikologia e njohur në Malin e Zi, Dua Dauti Kadriu, gjeti vdekjen e mbytur në det, pasi dy fëmijët e saj e thirrën nga deti për ndihmë.

Kadriu arriti të nxjerrë të vegjlit e saj, por trupin e saj e përpinë dallgët. Kufoma e 36-vjeçares u nxor vetëm pas disa orësh kërkime. /a.y/noa.al