Transmetuar më 05-07-2017, 10:59

Katër tërmete të reja, nga të cilët më i fuqishmi 3,8 ballësh, janë regjistruar mbrëmë në Ohër. Sot në mëngjes, në orën 4:29 minuta është ndjerë tërmeti më i fuqishëm nga katër tërmete  në thellësi prej 1 kilometër.

Në 01:02  është regjistruar tërmet me magnitudë  3 ballë, ndërsa më herët u regjistruan edhe dy lëkundje të tjera.

Nga 18 qershori deri sot, në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte në orën 13:18 minuta me magnitudë prej 5 ballëve i shkallës rihter, dhe shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë regjistruar edhe dëme materiale.