Temperaturat e larta të muajve të verës stimulojnë ndjeshëm krijimin e djersës te njerëzit. Dhe në këto kushte, në shumicën e rasteve, të gjithë ju përpiqeni të gjieni forma të ndryshme për ta parandaluar djersën.
Por ka edhe një tjetër fakt. Era e djersës na shkakton shpesh siklet kur jemi të shoqëruar me të tjerë.
Për të reduktuar erën e saj, mund të depilohen ato pjesë të trupit që kanë qime. Zakonisht era e pakëndshme vjen edhe nga qimet, sepse aty qëndrojnë dhe bakteret përgjegjëse për erën e keqe.
Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar sqetullës dhe ijës, dy pjesë ku lagështira është më e pranishme dhe bakteret kanë tendencën të shtohen më shumë.
Substancat antidjersë:
Për të reduktuar erën e djersës mund të përdoren substanca antidjersë me përbërje kripërat e aluminit. Këto kripëra janë antibakterialë dhe nëse aplikohen për shembull në shpatull, përkohësisht mbyll gjëndrat e djersës duke e penguar atë dhe duke e reduktuar.
Kështu, edhe në sajë të një antibakteriali, problemi i erës së pakëndshme zgjidhet, shpjegojnë kërkuesit.