Transmetuar më 28-06-2017, 21:21

Fjetja e orëve të duhura të gjumit është themelore për të pasur shëndet të mirë. Por sa duhet të zgjasë gjumi saktësisht? Këtë gjë me saktësi e ka përcaktuar një tabelë e publikuar nga ‘NationalSleep Foundation’, ent jofitimprurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili merret me promovimin e gjumit, në kuadër të një stili jete të shëndetshme.

Guida e gjumit të duhur u publikua në revistën “Sleep Health”, propozon orët e duhura të gjumit për çdo moshë.

Të sapolindurit nga 0-3 muajsh

Rekomandohet nga 14 deri në 17 orë, ku minimumi është nga 11-13 orë dhe maksimumi 18-19 orë.

Nga 4-11 muajsh

Këshillohet nga 12 deri në 15 orë, ku minimumi duhet të jetë 10-11 orë dhe maksimumi 16-18 orë.

1-2 vjeç

Rekomandohet nga 11 deri në 14 orë, ku minimumi është 9-10 orë dhe maksimumi 15-16 orë.

3-5 vjeç

Këshillohen 10-13 orë gjumë, ku minimumi duhet të jetë 8-9 orë gjumë dhe maksimumi 14.

6-13 vjeç

Rekomandohen nga 9-11 orë, ku minimumi është 7-8 orë dhe maksimumi 12 orë.

14-17 vjeç

Këshillohet 8-10 orë, me minimum 7 orë dhe maksimum 11 orë.

18-25 vjeç

Këshillohen 7-9 orë gjumë, ku minimumi është 6 orë dhe maksimumi 10-11 orë, shkruan noa.al.

26-64 vjeç

Rekomandohen 7-9 orë gjumë, ku minimumi është 6 orë dhe maksimumi 10 orë.

Mbi 65 vjeç

Këshillohen 7-8 orë gjumë, ku minimumi është 5-6 orë dhe maksimumi 9 orë. /a.y/noa.al