Transmetuar më 24-06-2017, 19:47

Dekorimet e dhëna nga presidenti Bujar Nishani kanë sjellë reagime të shumta nga artistë të ndryshëm shqiptarë.

Një reagim ka dhënë edhe këngëtari i njohur me zërin e tij karakteristik, Kozma Dushi, i cili nuk i ka pritur mirë.

Ai ka përshendetur me respekt të gjithë ata artistë që janë dekoruar së fundmi me titullin “Mjeshtër i Madh” por gjithashtu ka ironizuar duke thënë se sot edhe një hidraulik sipas tij e ka marrë këtë titull.

Postimi i Kozma Dushit:

 “Miqtë e mi… Respekte për gjithë artistët, këngëtarët dhe kolegët që kanë marrë këto kohë titullin “Mjeshtër i Madh”… Por sot ka marrë titullin edhe një hidraulik si “Mjeshtër i Madh”… Këto janë turpe miqtë e mi… Ju përshëndes Komi…”./a.k/noa.al/