Transmetuar më 13-06-2017, 23:35

Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar para pak ditësh pamjet e lirimit të një 30-vjeçareje e cila u gjet e mbyllur dhe e lidhur me zinxhir në një kontejner nga një vrasës serial. 

Ankthi i Kala Brown, një 30-vjeçare nga Spartanburg në Karolinën e Jugut, zgjati pothuajse dy muaj që nga koha kur ajo u rrëmbye së bashku me të fejuarin e saj Charlie Carver, dhe më pas u mbyll dhe u lidh me zinxhinirë brenda një kontejneri.

Faktet datojnë që në verën e kaluar, ku ajo u shpall e zhdukur së bashku me të fejuarin e saj më 31 gusht të vitit 2016.

Disa ditë pas zhdukjes, policia ka nisur kërkimet duke ndjekur një pistë që zbuloi se ata ishin rrëmbyer nga një vrasës serial.

Hetuesit kanë hulumtuar çdo pjesë të shtëpisë, ku pas gjetjes së një ene, kanë dëgjuar edhe zhurmë dhe britma.

Brenda kontejnerit ndodhej vetëm Kala në kushte të dëshpëruara, e cila pas muajsh robëri, dhe e shfrytëzuar seksualisht, kishte qenë e detyruar të ishte e pranishme edhe në skenën e vrasjes së të fejuarit të saj, që u ekzekutua brutalisht nga vrasësi serial.

Nëpërmjet hetime të mëtejshme, ushtria ka përcaktuar se Todd Kohlehpp ishte një vrasës serial profesionist.

Në vitin 2003 ai kishte vrarë katër persona në një dyqan në Spartanburg.

Vrasjet ishin përsëritur në vitin 2016, kur ai kishte ekzekutuar në shtëpinë e tij tre persona të tjerë, duke përfshirë edhe të dashurin e Kalas. Policia e arrestoi atë pak ditë pas lirimit të saj.

Më poshtë keni pamjet e lirimit të 30-vjeçares Kala Brown:/a.k/noa.al/