Transmetuar më 12-06-2017, 12:04

Kur kanë mbetur edhe pak kuti për tu numëruar, dhe më pas të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi ka folur për dialogun me Serbinë, i cili sipas tij do të ngrihet në nivel pesidencial.

Në një deklaratë për Deutsche Ëelle, Thaçi ka thënë se fokusi i bisedimeve do të jetë në kontekstin më të gjerë politik për të arritur një marrëveshje që do të çonte në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, normalizimit dhe pajtimit.