Transmetuar më 11-06-2017, 11:29

Albin Kurti kandidati për Kryeministër i Kosovës, i Lëvizjes Vetëvendosje, fton qytetarët që t’iu drejtohen kutive të votimit.

Ndërsa votoi sot pak pas orës 10.00 në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ai deklaroi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për vendin.

Kurti deklaroi janë bërë të gjitha përgatitjet për një proces demokratik, duke uruar qytetarët për atë që e quajti festën e demokracisë.

Kosova voton sot për zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen para kohe. Në këto zgjedhje prej të cilave do të dalë qeveria e re, kanë të drejtë vote 1 milion e 872 mijë qytetarë.

Qendrat e votimit u hapën në ora 07.00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19.00 të mbrëmjes, ndërkohë që për Kryeministër garojnë tre kandidat, Albin Kurti i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK dhe Avdullah Hoti i LDK-AKR-Alternativa.

Në zgjedhjet e ditës së sotme garojnë pesë koalicione, 19 parti politike si dhe dy iniciativa qytetare. Nga këto zgjedhje do të dalin 120 deputetë, ndërkohë që për mbarëvajtjen e procesit, janë angazhuar 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore dhe ndërkombëtare. /a.y/noa.al