Transmetuar më 07-06-2017, 14:36

Për adhuruesit e Instagramit kanë ikur kohët kur mund të bëje “screenshot” pa e parë personi në fjalë.

Përditësimi i fundit i Instagram do të thotë se përdoruesit tashmë mund të dërgojnë e të marrin foto dhe video përmes DMs së re, që zhduken pas 3 sekondash.

Tashmë dërguesi do të marrë një njoftim që fotot apo videot e tij janë marrë nga marrësit, raporton Cosmopolitan. E njëjta ndodh dhe në krahun e kundërt.

Aktualisht, ju mund ta ruani një screenshot të një fotoje të Instagramit pa e ditur personi që i ka postuar ato. Përveç kësaj, njësoj si WhatsApp dhe Messenger, çdo mesazh i dërguar përmes Instagram do të ketë dhe statusin “deilivered” apo "seen".