Transmetuar më 02-06-2017, 11:29

Agjencia amerikane e hapësirës NASA, fillon një mision shkencor rreth Diellit. Sonda “Solar Probe Plus” do të niset nga Toka në verën e 2018-s dhe të orbitojë në një distancë prej 6.2 milionë kilometrash nga sipërfaqja e Diellit ku do t’u bëjë ballë temperaturave që shkojnë deri në 1400 gradë celcius.

Misioni është i pari i këtij lloji dhe NASA shpreson që përmes tij të sigurojë të dhëna të rëndësishme mbi sipërfaqen dhe mënyrën sesi punojnë yjet si i yni.

Shkencëtarët thonë se nëse ky mision do të realizohet, kjo do të ishte hera e parë që një objekt njerëzor i afrohet në të tillë distancë një ylli, por nuk do të ishte përpjekja e parë për të mësuar më shumë rreth tij.

Misioni i parë njerëzor drejt Diellit ishte në vitin 1976, kur Helios 2 iu afrua yllit të sistemit tonë në 43 milionë kilometra.