Transmetuar më 30-05-2017, 21:20

Studiuesit çekë kanë zhvilluar një sistem të filtrimit që mund të animojë fytyrën tuaj në stilin e artistit të preferuar. Ky program i veçantë, në formën e një selfie do të prezantohet këtë verë. Programi mund të animojë fytyrën në një video në stilin e një fotografie të veçantë.

Softëare punon duke marrë një foto dhe duke transferuar stilin e saj në një video, në mënyrë të ngjashme me një filtër Snapchat. I projektuar nga studiuesit në Universitetin Teknik të Çekisë në Pragë, softëare mund të identifikojë fytyrat, si dhe të bëjë dallimin midis planit të parë dhe sfondit të fotografive.

Një video e shkurtër e publikuar nga studiuesi kryesor Dr Daniel Sýkora tregon sesi programi vepron. Programi mund të marrë pamjen e një statuje bronzi dhe ta transferojë atë stil në videon e dikujt që flet. Ende është e paqartë se si funksionon sistemi, por detajet do të zbulohen më vonë gjatë kësaj vere.