Transmetuar më 25-05-2017, 21:19
Veshja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në takimin e mbrëmshëm me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor ka vazhduar të komentohet edhe sot në rrjete sociale.
Stili i Ramës po komentohet edhe në Serbi. Madje sot mediat serbe e kanë pyetur kryeministrin Aleksandar Vuçiq se çfarë mendimi ka për këtë ‘gjest’ të Ramës, transmeton lajmi.net.
“Unë jam i interesuar në përmbajtën e bisedës, jo në veshjet e tyre”, është përgjigjur Vuçiç.
Në takimin e mbrëmshëm me përfaqësuesen e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, Rama u shfaq i veshur me një xhaketë dhe atlete sportive.