Transmetuar më 25-05-2017, 12:59

Dihet pothuajse nga të gjithë se çfarë marrëdhënie kanë gjigantët e rrjeteve sociale, Snapchat dhe Facebook.

Snapchat zakonisht nxjerr një opsion të ri dhe opsioni bëhet super popullor, atëherë Facebook e vjedh këtë ide duke pretenduar se ato e kanë patur këtë ide gjatë gjithë kohës.

Snapchat ka lançuar shumë opsione të reja këtë javë. Një nga këto opsione ishte një përpjekje për të replikuar eksperiencën që ju keni me videot në Instagram.

Një nga opsionet është e quajtur Magic Eraser, ku ju mund të fshihni çdo lloj objekti në një imazh dhe ta zëvendësoni me çfarëdolloj gjëjë që algoritmi e sheh të përshtatshme.

Opsioni tjetër që ngjason me Instagram janë videot loop të cilat japin mundësinë që të shikosh pafundësisht mundësi kreativiteti.