Transmetuar më 19-05-2017, 22:14

Edhe pse fatmirësisht, në ditët e sotme nuk është e vështirë të kesh akses në informacion, sërish shumë femra janë të paqarta dhe kanë dyshime rreth mirëmbajtjes së zonës intime, dyshime që nisin që nga mënyra e depilimit deri tek lloji i të brendshmeve që duhet të përdorin.

Ndoshta mendoni se dini çdo gjë mbi këtë pjesë, mirëpo ka mundësi që të gaboni. Kushtojuni rëndësi kujdes këtyre 5 gjërave në mënyrë që të keni zonë të shëndetshme gjenitale.

1.Zgjidhni të brendshme pambuku

Materialet sintetike pengojnë qarkullimin e ajrit, rrisin lagështinë në pjesën intime duke krijuar në këtë mënyrë terren ideal për shumimin e baktereve. Kurse materialet e pambukut janë më higjienike dhe e lejojnë lëkurën të marrë frymë.

2.Mos lani vaginën me sapunë ose larës intimo

Shumë femra mendojnë se duke blerë larës të shtrenjtë i sigurojnë vaginës larje dhe pastrim më të mirë. Në të vërtetë vagina është organ vetëpastrues dhe duhet larë vetëm me ujë, shkruan blic. Përdorimi i pakontrolluar i larësve largon nga vagina bakteret e mira dhe çrregullon vlerat normale të pH-it të saj.

3.Kujdes me antibiotikët

Përdorimi i antibiotikëve është një kërcënim i hapur për vaginën pasi dëmton florën bakterale dhe mund të bëhen shkak për shfaqjen e infeksioneve të ndryshme.

4.Kujdes gjatë seksit

Mos kaloni nga seksi anal në atë vagjinal pa zëvendësuar prezervativin ose pa u larë sepse kjo gjë e ekspozon vaginën ndaj një sërë bakteresh dhe shton rrezikun e infeksioneve.

5.Kryeni marrëdhënie seksuale rregullisht

Ashtu si muskujt e tjerë në trup edhe vagina ka nevojë për ”t’u ushtruar”, në të kundërt mbetet e dobët dhe e brishtë. Seksi i rregullt ndihmon në tonifikimin e saj. /b.l/noa.al/