Transmetuar më 19-05-2017, 21:49

Ndodh shpesh që të dukemi më të reja se sa jemi konkretisht. Kohën nuk mund ta ndalojmë por ajo që mund të ndalim, janë gabimet që bëni në makeup dhe flokë që ju shtojnë disa vite moshë. Hidhini një sy dhe mbani shënim sepse janë mësime të vlefshme.

1- Të aplikoni shumë pudër

Përdorimi i fondotintës në sasi të tepruar duhet të evitohet, produkti i tepërt akumulohet në rrudhat e vogla duke i nxjerrë më shumë në pah. Më mirë një korrektor do ishte një mënyrë perfekte.

2- Te errësoni më shumë vetullat

Është mirë të kujdeseni për vetullat duke i nënvijëzuar me laps por është tërësisht e gabuar ti trukoni në mënyrë artificiale. Vetullat duhet të jenë gjithmonë një tonalitet më të çelura se ngjyra jonë natyrale, përdorimi i një sfumature jo natyrale dhe shumë më të errët plak më shumë fytyrën.

3- Të nënvlerësoni mollëzat

Mollëza me pamje të shëndetshme e bëjnë fytyrën më të re dhe të freskët. E rëndësishme është të dini të zgjidhni ruzh-in e duhur në bazë të ngjyrës se lëkurës dhe të balanconi zonat e tjera.

4- Të përdorni gjithmonë të njëjtat ngjyra

Një sekret për te mos u plakur me make up-in? Të rinovoni çdo pesë vjet sirtarin e bukurisë me ngjyra të tjera. Të trukoheni gjithmonë me të njëjtat ngjyra në fakt nuk ndihmon për tu dukur më të freskëta por në të kundërt bëheni monotone.

5- Te fshihni shkëlqimin

Tentohet shumë shpesh për të ngarkuar lëkurën për të fshehur problemet me shkëlqimin. Përdorni shkëlqyes nën harkun e vetullave në brendësi të syve, në mollëza. /b.l/noa.al/