Transmetuar më 19-05-2017, 19:55

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot pasi një makinë është kthyer përmbys në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen.

Video është publikuar nga “News24”, ndërsa mësohet se shoferi nuk ka pësuar lëndime, përveçse dëme materiale.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.