Transmetuar më 19-05-2017, 17:40

Një burrë në SHBA tregon se iPhone përmes programit Siri që u lejon përdoruesve të bëjnë telefonata duke komanduar iphone me zë, i ka shpëtuar jetën pas një shpërthimi që ndodhi në shtëpi.

Beaucher tha se ai po kontrollonte vilën bosh të së ëmës në Wilmont më 1 maj, kur pa diçka të çuditshme dhe hyri brenda. Me të ndezur dritën, shtëpia shpërtheu në flakë, tha ai për "WMUR-TV".

Në shpërthimin atij iu dogj fytyra dhe të dyja duart. Deshi të telefonojë dikë për ndihmë, por nuk arriti të komunikonte me njeri për shkak të plagëve të shumta. Beaucheur tha se ia doli të aktivizonte Siri-n dhe me zë udhëzoi iPhone të telefononte urgjencën para se të ishte vonë dhe ta linin fuqitë.

Beaucher është ende duke marrë mjekime për shkak të plagëve që ka marrë, por thotë se shpreson që shumë shpejt t’i kthehet sërish punës së tij si kuzhinier dhe të rikthehet në fermën e tij. Nga ana e tyre autoritete janë duke hetuar lidhur me shkaqet e shpërthimit. /b.l/noa.al/