Transmetuar më 19-05-2017, 16:21

Një nuse i vuri flakën fustanit të saj për të realizuar foto artistike, por në fakt kjo për pak sa nuk i rrezikoi jetën.

Ngjarja ka ndodhur më 16 maj në provincën Fujian të Kinës dhe pamjet janë hedhur në rrjetet sociale duke u kthyer në virale brenda një kohe të shkurtër.

Një fotograf ka ndezur në flakë fustanin e dasmës së një nuseje, duke e lënë të digjet për të krijuar një efekt artistik. Zjarri vazhdon që të djegë fustanin dhe flakët arrijnë deri në shpinën e nuses. Këtë ide nusja e kishte parë në internet.

“Në prapaskenë” quhen fotot e postuara online teksa disa njerëz në rrjetin social kinez shprehin shqetësimin e tyre. Në fakt këto lloj realizimesh janë bërë mjaft në modë gjatë fotove artistike të dasmave në SHBA. /b.l/noa.al/