Transmetuar më 19-05-2017, 13:58

Organizata Botërore e Shëndetësisë, bazuar në vendet perëndimore, thotë se 15-20% e çifteve vuajnë nga mungesa e aftësive riprodhuese dhe në 35- 40% të rasteve, kjo gjë varet nga njeriu.

“Mes meshkujve te lindur në vitin 1979 dhe atyre të lindur në 1987, numri i spermatozoideve normalë është reduktuar me 25%” sipas një studimi të botuar në ‘International Journal of Andrology”, shpjegon Andrea Isidori, profesor italian i Andrologjisë në Universita la Sapienza dhe anëtar i European Academy of Andrology.

Dëshmia se diçka po dëmton pjellorinë e meshkujve, jepet edhe në një studim të New England Research Institute, ku thuhet se 50- vjeçarët e sotëm kanë nivele testosteroni 10% më pak se sa 50- vjeçarët e para 30 viteve, me pasoja në kocka, muskuj dhe humor.

“Alkooli, duhani, jeta sedentare dhe droga janë përgjegjëse për uljen me 10% të volumit të testikujve të të rinjve me pasoja afatgjata. Faktor rreziku përveç sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është edhe obeziteti. Ndërkohë një dietë e shëndetshme redukton rrezikun për të pasur dëmtim të lëngut riprodhues me 15%”, thotë studiuesi, shkruan noa.al. Gjithashtu veshja e rrobave të ngushta, kryesisht e mbathjeve dhe pantallonave, redukton sasinë e spermatozoideve. /a.y/noa.al