Transmetuar më 19-05-2017, 13:18

Një shqiptar që jeton në Itali, e kishte mbushur banesën me drogë, por falë një operacioni të policisë gjithçka u zbulua ditën e enjte. 32-vjeçari, me banim Romano di Lombardia dhe i njohur për policinë, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes me 3.5 kg drogë e llojit kokainë.

Policia italiane në Lombardi ka kryer një kontroll të imtësishëm në shtëpinë e shqiptarit ku janë gjetur edhe doza heroine dhe materiale të tjera për paketimin e drogës. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe mbi 1100 euro. 

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, jetonte në shtëpi me një grua 33-vjeçare dhe tre fëmijë të moshës 1, 5 dhe 8 vjeç. /k.k/noa.al/