Transmetuar më 19-05-2017, 11:33

Dy persona tentojnë të vjedhin naftë në mjetet e kompanisë TAP, duke bërë që të vihen në prangat e policisë së Fierit.

Kushërinjtë Bledar Kumanaku, 27 vjeç dhe Gëzim Kumanaku, 28 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier, u arrestuan pasi gjatë natës, në fshatin Kallm, kanë tentuar të vjedhin naftën e mjeteve të kompanisë TAP.

Gjithashtu në orët e para të mëngjesit të sotëm u arrestua edhe Bujar Hazizi, 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë roje e një firme private.

Arrestimi i tij u bë pasi në tentativë për të ndaluar dy të rinjtë, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy gëzhoja pistolete TT dhe automjeti tip Benz me targa TR 2450 I me të cilin udhëtonin dy autorët e dyshuar.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për ndjekje të mëtejshme, lidhur me veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë ndaj kushërinjve si dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” në ngarkim të Hazizit. /a.y/noa.al