Transmetuar më 19-05-2017, 11:28

Për vetëm pak sekonda mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë qëndrimi i një fëmije të vogël në minipishinë. Pamjet e rënda janë filmuar në Kinë, ku duket fëmija me komardare, që në një moment humb ekuilibrin dhe koka i futet në ujë.

Ai bën përpjekje për të dalë, por e pengon komardarja. Për disa sekonda fëmija u përpoq të ngrihej sipër ujit, dhe në një moment dorëzohet.

Fatmirësisht, stafi i ndërtesës ku ishte fëmija bashkë me familje, arriti në kohë për ta nxjerrë nga uji dhe shpëtoi për mrekulli. /k.k/noa.al/