Transmetuar më 18-05-2017, 20:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

“Jam i kënaqur që më në fund u arrit marrëveshja që luftova deri në fund. Jam i kënaqur edhe që opozita do të marrë pjesë në zgjedhje. Çlirimi nga detyrimet burokratike më jep gjithë kohën që t’i dedikohem fushatës për të nxjerrë LSI-në forcë të parë”, shkruan Vasili në Facebook.

Ai thotë se shpreson që në këto shtatë ditë të shtyrjes së zgjedhjeve, opozita do të realizojë objektivat e saj për standarde të larta në zgjedhje, luftën kundër drogës dhe dekriminalizimin.

Në marrëveshjen e arritur pas takimeve maratonë të dy ditëve të fundit mes Ramës dhe Bashës, opozita do të marrë postin e zv.Kryeministrit, ministrit të Brendshëm, ministrit të Arsimit, ministrit të Shëndetësisë, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministrit të Financave, ministrit të Drejtësisë, si dhe disa drejtori të rëndësishme.

Bazuar në marrëveshje opozita detyrohet të votojë në Parlament, organet e vettingut. Opozita ka marrë edhe kreun e KQZ, ndërsa edhe Avokati i Popullit, do të jetë propozim i opozitës. /a.y/noa.al

Zyrtare/ Detajet e marrëveshjes Rama- Basha, zgjedhjet më 25 qershor

Basha: Rrëzimi i gjysmës së qeverisë ishte nxemja, pas një jave marshojmë drejt fitores

Rama: Sot fituan shqiptarët, opozita do jetë e detyruar të pranojë fitoren tonë