Transmetuar më 18-05-2017, 14:08

Një plagosje e dyshimtë ka ndodhur gjatë natës së lënë pas në kryeqytet. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 02:30, kur është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, i plagosur I.B., 40 vjeç.

I dëmtuari, kishte një plagë të madhe në zonën e barkut, e cila dyshohet të jetë shkaktuar me thikë.

40- vjeçari nuk ka dhënë detaje mbi plagosjen, ndërsa ka thënë se është konfliktuar me një person, pa sqaruar më shumë mbi çfarë ka ndodhur.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al