Transmetuar më 18-05-2017, 10:50

Në muajt e verës përballeni me një problem jo fort të këndshëm. Mizat në ambientet e dhomës ku qëndroni iu bezdisin, dhe ky fakt ju detyron që të përdorim ilaç kundër tyre. Por pas përdorimit të tij, duhet të dilni jashtë për shkak të aromës së keqe dhe substancave helmues.

Ka një zgjidhje se si të largoni mizat nga shtëpia. Përzieni uthull molle dhe pak detergjent të lëngshëm enësh në një vazo qelqi.

Gjithashtu mund të vendosni një frut të copëtuar në një tas, ta mbuloni atë me një mbulesë plastike dhe të krijoni disa vrima në të. Uthulla e mollës është lëng i fermentuar i mollës dhe kur shtoni detergjentin e enëve, mizat do të fundosen sapo ta prekin atë.

Përgatitja:

Hidheni uthullën e mollës në vazon e qelqit, shtoni detergjentin dhe më pas shtroni një qese plastike mbi kavanoz. Me anë të një kruajtëse dhëmbësh krijoni disa vrima në të.

Vendoseni nëpër ambientet e brendshme të shtëpisë ose në oborr dhe mizat do të tërhiqen drejt saj. /k.k/noa.al/