Transmetuar më 17-05-2017, 23:54

Kampung Pelangi është një fshat që ndodhet në Indonezi dhe njihet ndryshe me emrin fshati ylber për shkak të banesave dhe ndërtesave shumëngjyrëshe.

Nga një fshat i zymtë që ishte më parë, ai tani është kthyer në një vend shumë ngjyrësh dhe mjaft atraktiv për turistët.

Për restaurimin dhe rregullimin e këtij fshati, qeveria akordoi një fond prej 29 mijë dollarësh, duke e kthyer atë nga një lagje të varfër, në një zonë mjaft të pëlqyer.

Atje tashmë kanë filluar të shkojnë dhe turistët për të parë këtë fshat shumëngjyrësh.

Se sa bukur duket ju mund të shihni fotografitë.