Transmetuar më 17-05-2017, 17:24

· Të ardhurat neto nga interesi rriten 4.7 përqind nga viti në vit në 796 milion Euro ( Pro forma Q1/2016: 761 milion Euro) · Të ardhurat operative rriten 9 përqind në 1,298 milion Euro ( Pro forma Q1/2016: 1,193 milion Euro) · Shpenzimet e përgjithshme administrative rriten 4.4 përqind në 815 milion Euro ( Pro forma Q1/2016: 781 milion Euro) · Provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija ulen 24.1 përqind në 80 milion Euro (Pro forma Q1/2016: 105 milion Euro) · Fitimi përpara tatimit rritet 42.5 përqind në 330 milion Euro ( Pro forma Q1/2016: 231 milion Euro) · Fitimi mbas tatimit rritet 86.1 përqind në 255 milion Euro (Pro forma Q1/2016: 137 milion Euro)  · Fitimi i konsoliduar rritet 98.5 përqind në 220 milion Euro ( Pro forma Q1/2016: 111 milion Euro) · Raporti i kredive me problem ulet me 0.3 pikë përqindje në 8.3 përqind krahasuar me fundin e  vitit 2016 (pro forma)  · Fitimi për aksion rritet në 0.67 Euro (Pro forma Q1/2016: 0.34 Euro)

* Të gjitha shifrat janë të bazuara në standardet IFRS 

Që nga Janar 2017, biznesi i RZB eshte plotësisht i përfshire. Shifrat aktuale të RBI-se i referohen Bankës së Bashkuar; nëse nuk specifikohet ndryshe, të dhënat historike pro forma bazohen në Bankën e Bashkuar (duke konsideruar bashkimin).

Në tremujorin e parë të vitit 2017, Raiffeisen Bank International AG (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar prej 220 milionë Euro.

"Ne jemi shumë të kënaqur me fillimin e vitit financiar 2017. Ne shohim një zhvillim shumë pozitiv ekonomik në pothuajse të gjitha tregjet tona dhe dëshirojmë ta shfrytëzojmë këtë zhvillim për një rritje selective," tha Johann Strobl, Drejtor i Përgjithshëm i RBI.

Në tre muajt e parë të vitit 2017, të ardhurat neto nga interesi u rritën me 5 përqind, ose 35 milionë Euro, në 796 milionë Euro. Kjo kryesisht për shkak të rritjes prej 31 milionë Euro në valutë të të ardhurave nga interesi neto në Rusi.

"Të ardhurat neto nga interesi janë shumë të rëndësishme për një bankë marrëdhëniesh si RBI. Prandaj, jam shumë i kënaqur që marzhi ynë i interesave neto është stabilizuar më tej gjatë tremujorit të parë," tha Strobl.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën 34 milionë Euro në 815 milionë Euro, kryesisht për shkak të efekteve të monedhës. Raporti kosto / të ardhura u përmirësua 2.6 pikë përqindjeje në 62.8 përqind, kryesisht për shkak të të ardhurave më të larta operacionale.

Raporti total i kapitalit (përfundimtare) 16.8 për qind

Bazuar në riskun total, raporti i CET 1 (i përkohshëm) ishte 12.4 përqind, ndërsa raporti total i kapitalit (I perkohshem) ishte 17.0 përqind.

Duke përjashtuar dispozitat kalimtare të përcaktuara në CRR, CET 1(përfundimtar) ishte 12.2 përqind dhe raporti total i kapitalit (përfundimtar) ishte 16.8 përqind.

Duke marrë parasysh të ardhurat neto për tremujorin e parë të vitit 2017, raporti i kapitalit në çdo rast do të ishte 0.4 pikë përqindje më i lartë.

Provigjionet neto per humbjet nga kreditë e këqija  ulen 24 per cent

Provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija ranë 24 përqind nga viti në vit, ose 25 milionë Euro, në 80 milionë Euro.

Raporti i NPL është përmirësuar 0.3 pikë përqindjeje në 8.3 përqind krahasuar me fundin e vitit 2016. Kreditë me probleme krahasuar me provigjonet për humbjet nga kreditë arrijnë vlerën 5,042 milion Euro, duke rezultuar në raportin e mbulimit të NPL prej 74.0 përqind, krahasuar me 75.2 përqind në fund të vitit.

"Zhvillimi i kostove të riskut tonë vazhdon të jetë shumë i kënaqshëm. Megjithatë, duhet të mendojmë se për arsye sezonale kostot e riskut janë gjithmonë relativisht të ulëta në tremujorin e parë ", shpjegoi Strobl.

Krahasimi i rezultateve me tremujorin e mëparshëm

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, të ardhurat neto nga interesi u ulën me 7 përqind, ose 61 milionë Euro, në 796 milionë Euro në tremujorin e parë të vitit 2017.

Në tremujorin e parë të vitit 2017 shpenzimet e përgjithshme administrative ishin 815 milionë Euro, më pak se 4 përqind ose 33 milionë Euro krahasimisht me tremujorin e mëparshëm.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, provigjonet neto për humbjet nga kreditë e këqija u ulën nga 177 milion Euro në 80 milionë  Euro.

Në tremujorin e parë të vitit 2017, fitimi i konsoliduar arriti në 220 milionë Euro, që është një rritje prej 134 milionë Euro krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016.

Vështrim i Përgjithshëm

RBI synon një raport të CET1 (përfundimtar) prej rreth 13 përqind në periudhën afatmesme.

Pas stabilizimit të vëllimeve të kredisë, RBI kërkon të rifillojë rritjen me një rritje mesatare vjetore në shifra te ulëta njëshifrore. RBI pret që provigjionimi neto për humbjet nga zhvlerësimi për vitin 2017 të jetë nën nivelin e vitit 2016. (758 milionë Euro).

Banka pret një raport NPL prej rreth 8 përqind deri në fund të vitit 2017, dhe gjatë periudhës afatmesme, RBI pret që kjo të reduktohet edhe më tej.

RBI synon të arrijë  një raport kosto / të ardhura midis 50 dhe 55 përqind në periudhën afatmesme, njësoj si  objektivi jonë i mëparshëm.

Objektivit afatmesëm i kthimit në kapital para tatimit i RBI është i pandryshuar në rreth 14 përqind, me një kthim të konsoliduar të kapitalit prej rreth 11 për qind.

***

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve, gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.

Në total, më shumë se 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.6 milion klientëve nëpërmjet 2,500 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI  është institucioni qendror i bankave Raiffeisen në rajon dhe  institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.