Transmetuar më 17-05-2017, 12:58

Instagram së shpejti do të ketë ndryshime drastike për të gjithë përdoruesit e tij. Rrjeti social i njohur për shpërndarjen e fotografive do të lançojë një program të ri të filtrave të fytyrës duke shtuar një mori figurash të ngjashme me ato të Snapchat-it.

Për të patur këtë shërbim të ri të Instagram duhet t’a përditësoni aplikacionin në telefonin tuaj. Më pas tek kamera, në pjesën e djathtë të saj do të shihni ikonën, e cila shërben për t’a mbushur foton tuaj me figura dhe të ndryshojë pamjen e fytyrës suaj.

Gjithashtu, mund të bësh video me “Rewind”, një format të ri të kamerës pranë “Boomerang” dhe “Hands-Free”.

Më herët, Instagram dhe Facebook u akuzuan nga Snapchat për shkak se ata vendosën në rrjetet e tyre rubrikën “story”. /g.v/noa.al