Transmetuar më 17-05-2017, 12:14

Ministria e Shëndetësisë reagon lidhur me vdekjen e 16- vjeçares Blerta Pepa, në spitalin privat “Continental”.

MSH shpreh ngushëllimet ndaj familjes Pepa, për vajzën e cila humbi jetën "pas komplikimeve shëndetësore, gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në spital jopublik në Tiranë".

“Jemi pranë familjarëve në këto momente dhimbjeje të rëndë për humbjen e vajzës së tyre. Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë po ndjek nga afër ecurinë e gjendjes shëndetësore të mjekut reanimator, i cili po lufton me vdekjen në këto orë të vështira”, thuhet në deklaratë.

Në pritje të përfundimit të hetimeve dhe daljes së rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, Ministria e Shëndetësisë shprehet se ka ngritur grupin e punës për ndjekjen e këtij rasti dhe do të marrë masat e duhura për këtë ngjarje të rëndë.

Rreth orës 01:00 pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës, në spitalin privat, gjatë operacionit pacientja Blerta Pepa, 16 vjeçe, ndërroi jetë teksa po operohej në gju.

Vdekja e së resë dyshohet se është shkaktuar për shkak të gabimit me dozën e anestezisë, çka ka bërë që mjeku Tefik Zhurda të tentojë fundin fatal, duke injektuar një preparat anestezia.

E reja po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi kishte dëmtuar ligamentin e këmbës në orën e fizkulturës te shkolla “Andon Zako Çajupi”.

“Bazuar në vlerësimin e ekspertëve tanë të anestezi- reanimacionit të cilët punojnë në Spitalin Continental si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre arritëm në përfundimin se komplikacioni që çoi në humbjen e jetës së pacientes sonë është hipertemia maligan”, – thuhet në deklaratën e Spitalit Continental.

Në reagim jepet edhe një informacion se çfarë është hipertemia maligna?

“Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rralla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarde apo të posaçme të kryera para operacionit. Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. /a.y/noa.al

Vëllai publikon foton e fundit të Blertës, para se të hynte në operimin që i mori jetën

Vdekja e 16-vjeçares në spitalin ‘Continental’, procedohen dy mjekë dhe anestezisti

Vdekja në spitalin privat, babai i Blertës: Mjekët s’na treguan, vajzën e gjeta të vdekur

Vdekja e së miturës te “Continentali”, letra e mjekut: E dashur mama, unë sot jam një Tefik

Vdekja e Blerta Pepës. Sali Berisha: Ngushëllime familjarëve, të sqarohen përgjegjësitë

Fjalët përlotëse të Aurela Gaçes për vajzën që humbi jetën gjatë operacionit

Spitali “Continental” reagon zyrtarisht mbi ngjarjen ku vdiq e mitura Blerta Pepa

Tritan Shehu për mjekun e spitalit Continental: Tentoi vetëflijimin dhe është mes jetës e vdekjes, të mos denigrohet

Daja i Blertës që vdiq te “Continental” i shkruan Edi Ramës: Duam drejtësi

I vdiq motra gjatë operimit në spitalin privat, vëllai i Blertës: Më iku drita e syve, pse o Zot

Ky është mjeku që tentoi të vrasë veten, pasi i vdiq pacientja te spitali “Continental”

Vajza që vdiq te spitali “Continental”, konkurroi tek “Gjeniu i vogël”, daja: E vrau babëzia e eurove

Vajza 15 vjeçe gjen vdekjen gjatë operimit tek spitali “Continental”, anestezisti tenton vetëvrasjen