Transmetuar më 10-05-2017, 20:46

Në të njëjtën ditë kur Parlamenti i Kosovës votoi pro rrëzimit të qeverisë, Presidenti Hashim Thaçi ka firmosur dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

“Në mbështetje të nenit 82, paragrafi 2 dhe nenit 84 pika 4 të Kushtetues së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr.03/L-094, për Presidentin e Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, Nr.47, 25 janar 2009), nenit 3 paragrafi 4 të Rregullores (P) Nr.02/2016 për strukturën organizative të Presidencës, si dhe duke marr parasysh Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.05-V-465, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 10 maj 2017 (Nr.Prot,:544), nxjerr:

Dekret

Shpërndahet legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës.

Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”.

Është ky dekreti që i hap rrugë shpërndarjes së Parlamentit dhe përgatitjes për zgjedhjet e parakohshme.

Më herët, nga 115 deputetë që ishin prezentë në seancën e sotme, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenime për mocionin e firmosur nga opozita dhe disa deputetë të mazhorancës. /k.k/noa.al/