Transmetuar më 07-05-2017, 22:32

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se ai e ka ndërmend që seancat parlamentare t’i drejtojë edhe në gjuhën shqipe.

I pyetur se në çfarë gjuhe do t’u drejtohet deputetëve, Xhaferi ka thënë se ai do t’i udhëheqë mbledhjet në gjuhën shqioe dhe në gjuhën maqedonase.

“Seancën e parë do ta udhëheq në gjuhën që ma lejojnë ligjet e Maqedonisë. Ato janë gjuha shqipe dhe maqedonase”, ka thënë Xhaferi në një intervistë për mediet maqedonase.