Transmetuar më 07-05-2017, 17:33

Këngëtarja e mirënjohur e shqiptarisë, Nexhmije Pagarusha, feston sot 84 vjetorin e lindjes.

Ajo ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ndërsa njihet si një nga këngëtaret më me emër të shqiptarisë.

Nuk ka munguar një urim nga shoumeni dhe kantautori i njohur, Ardit Gjebrea për këngëtaren e mirënjohur.

“Gëzuar ditëlindjen bylbyli i gjithë shqiptarëve!”-shkruan Ardit Gjebrea në urimin e tij publikuar në Facebook./a.k/noa.al/