Transmetuar më 05-05-2017, 19:50

Në foto: Gazetari Spyros Sideris, themelues i Independent Balkan News Agency dhe Albanian Free Press pas intervistimit të MPJ të Kosovës, Enver Hoxhaj

Mesa duket, Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme. Por si do të funksionojë bashkëpunimi mes PDK-së dhe LDK-së?

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë që i dha të premten në Athinë, gazetarit Spyros Sideris, njëkohësisht themelues i Independent BalKan News Agency dhe gazetës “Albanian Free Press”, komenton zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai pohon se mund të ketë zgjedhje të parakohshme, meqë Kuvendi i Kosovës është bllokuar në vendimmarrjen e tij. “Mendojmë se një Kuvend që nuk është në gjendje që t’i përmbushë disa prej objektivave të tij strategjike në Kosovë, do të duhej të pyesë veten rreth qëllimit dhe funksionimit të tij të mëtejshëm dhe në këtë drejtim, nëse do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, do ta ruajmë partneritetin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ashtu dhe bashkëpunimin me çdo parti tjetër politike, sepse për ne, si partia më e madhe në vend, stabiliteti është i rëndësishëm, por përveç stabilitetit politik, ne jemi të interesuar që të ketë edhe një agjendë evropiane modernizuese e cila i ndryshon gjërat në Kosovë”, – thotë z.Hoxhaj në këtë intervistë, duke vlerësuar edhe se “zgjedhjet e parakohshme do të ofronin legjitimitet dhe për qeverinë dhe institucionet e ardhshme”.

INTERVISTAE PLOTË & ENGLISH