Transmetuar më 04-05-2017, 10:07

Whatsapp ka hasur probleme në përdorim në disa vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë. Aplikacioni më popullor në rang botëror, ka hasur vështirësi në dërgimin e mesazheve duke u bllokuar. Mos funksionimi është shfaqur mbrëmjen e së mërkurës dhe ka zgjatur disa orë.

Përdoruesit që janë prekur më shumë nga defekti i aplikacionit mendohen të jenë në Europë, SHBA,  Amerikën Jugore dhe Afrikë.

Një zëdhënës i kompanisë, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, se Whatsapp është në dijeni të problemit dhe se është duke u përpjekur për t’a rregulluar atë.

Whatsapp ka rreth një miliardë përdorues në të gjithë botën. Ky aplikacioni është falas dhe u jep mundësi njerëzve të dërgojnë mesazhe, të komunikojnë në telefon, si dhe të dërgojnë foto dhe video pa pagesë. /g.v/noa.al