Transmetuar më 02-05-2017, 16:27

Risitë e WhatsApp nuk kanë fund këtë periudhë, teksa flitet për diçka ndryshe në aplikacionin mesazhor. Kjo risi do ua bëj më të lehtë të mbani në vëzhgim bisedat e rëndësishme.

Aplikacioni në pronësi të Facebook do u japë mundësi njerëzve të vendosin në krye të listës bisedat e caktuara. Ndryshimi do të thotë edhe bisedat më pak të rëndësishme mund të injorohen më lehtë, pasi mund të kalojnë në fund, edhe nëse njerëzit vijojnë të flasin në të.

Ky version është parë në versionin beta të aplikacionit, dhe pritet të dalë në përditësimin e software shumë shpejt dhe mund të jetë si në iOS edhe në Android. Vetëm tre biseda mund të listohen në krye, por ato mund të ndërrohen si dhe kur të dojë përdoruesi. /b.l/noa.al/