Transmetuar më 30-04-2017, 20:09

Në ndeshjen e futbollit ndërmjet KF “Struga-Trim&Lum” dhe KF “Liria”nga Kranja e Prespës, në Maqedoni, është ngritur fotoja e “heroit” të ngjarjeve të përgjakshme në Parlamentin e Maqedonisë, kryetarit të LR-PDSH Ziadin Sela.

Lëndimet më të rënda nga përplasja në parlamentin e Maqedonisë i ka marrë deputeti shqiptar, Ziadin Sela, transmeton Ina.

Situata në Maqedoni është përshkallëzuar pasi kryetar i Kuvendit u zgjodh shqiptari Talat Xhaferi.