Transmetuar më 29-04-2017, 14:00

Një person në Kosovë përfundon në spital pasi u godit me shufër hekuri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj, në rrugën Driton Islami”, ku një person është sulmuar me shufër hekuri nga një person tjetër.

Mediat kosovare raportojnë se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin spitalin QKUK, ndërsa është arrestuar nga policia i dyshuari.

Policia po punon për të zbuluar shkaqet e sherrit mes dy personave./a.k/noa.al/